Sot është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit të ekipit Partizanit dhe kombëtares shqiptare Robert Jashari.
Lajmi u përcoll nga familjarët e të ndjerit.
Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit.
Gjysmëshekulli më parë, në Belfast, Irlandë e Veriut-Shqipëri 4-1. Pikërisht më 7 maj 1965, sapo ka filluar fraksioni i dytë (2-0 për vendësit), e 51-të, Jashari ka shfrytëzuar një kombinim në zonë, ka goditur dhe rrjetë në portën e Xhenings. Takimi ka përfunduar 4-1, madje me protagonist edhe Xhorxh Bestin, autori i golit të katërt.
Jashari debutoi me kombëtaren e Konçit në ndeshjen Holandë-Shqipëri 2-0, në Roterdam, në maj të vitit 1964, dhe të fundit me ngjyrat kuqezi e ka pikërisht në Belfast, duke arkivuar një gol dhe 5 takime zyrtare me përfaqësuesen. I pranishëm në turnetë me Olimpike të kohës dhe, në të gjitha takimet për Kupat e Europës, ato Ballkanike, luajtur nga Partizani në harkun e viteve ’60-’70.
Nga golat e shumtë spikat goli ndaj ekipit Luftëtari të Gjirokastrës, një kryeveper akrobatike. Në pamundësi për të goditur topin pasi ishte i lartë, në një çast të vetëm, falë intuitës dhe aftësive individuale, ka shpikur goditjen akrobatike me thembër: me duart e vendosura në tokë dhe këmbët lart, ka kryer goditjen e rrallë dhe gol ashtu siç shënonte portieri i famshëm, Higuaita.
Robert Jashari ka qënë 3 herë golashënues i kampionatit shqiptar me ekipin e Partizanit.
Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren e futbollit ka zhvilluar 7 ndeshje në total.
Gjendet e vdekur një shtetase Amerikane në banesën të cilën e kishte marrë me qira. Ka qenë pronari i banesës…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti Xhelal Mziu, komentuan ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, ku një sasi…
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, prezantoi ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në…
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për ish-gjyqtaren…
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionuar parlamentare.…
Këtë të premte, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e…