Shaban Saliu dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndau detaje për shpikjen më të fundit, një motor me energji diellore. Inovatori shqiptar nga Tetova theksoi se është një motor me tre rrota që përmban një motor të vjetër por që e ka sjellë në një formë më të avancuar.
Saliu tregoi se motori përmban disa bateri, të cilat mund të mbushen për disa orë dhe mund të kalohen deri në 100 kilometra. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut shpreson që avancimi i këtij projekti të jetë i suksesshëm duke pasur parasysh se mbushja e baterive do të bëhet me energjinë diellore.
“Janë bateri litium, ka 1430 copë bateri, me mbushje. Faza e dytë do të jetë me anë të magnetit, që do të montohet dhe më në fund do të vijë faza e fundit, që do të jetë me solar. Momentalisht me këtë bateri që e kam testuar, ka arritur 80 km në varësi prej peshës, nëse është një person 100 km.
Për momentin bateritë karikohen me korrent. Në fazën e dytë do të jenë me magnetin dhe më pas me solar.”, theksoi ai. “Motori ka fuqi 5 kilovat, shpejtësinë ende nuk e kam provuar sepse nuk është përfundimtare.”
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…
Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…
Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës,…