shqiperi

Shqipëria shpenzon më pak për shëndetësinë se çdo vend tjetër në rajon

Pavarësisht rritjes nominale të buxhetit, financimi publik për shëndetësinë mbetet në nivele të ulëta. Raporti i Together for Life tregon se qytetarët shqiptarë vazhdojnë të mbajnë barrën më të madhe të pagesave nga xhepi, transmeton Albeu.com.

Shqipëria vijon të mbetet vendi me financimin më të ulët publik për shëndetësinë në rajon, duke u renditur në fund të listës për disa nga treguesit më të rëndësishëm të sektorit. Kjo është gjetja kryesore e raportit “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë për vitin 2025”, publikuar nga Shoqata Together for Life, e cila për të katërtin vit radhazi realizon një analizë të pavarur mbi financimin publik të shëndetësisë në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Raporti sjell një panoramë shqetësuese të gjendjes së sistemit shëndetësor shqiptar. Edhe pse qeveria ka raportuar rritje nominale të fondeve për shëndetësinë, analiza tregon se pesha reale e këtij sektori në ekonominë kombëtare dhe në buxhetin publik mbetet e ulët. Për vitin 2025, shpenzimet funksionale për shëndetësinë përbëjnë vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa sektori zë 9.6% të buxhetit total publik.

Sipas raportit, Shqipëria shpenzon rreth 590 dollarë amerikanë për frymë për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Ky nivel është 33% më i ulët se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe 42% më i ulët se mesatarja e vendeve të rajonit. Këto të dhëna tregojnë se sistemi shëndetësor shqiptar vazhdon të jetë kronikisht i nënfinancuar, me pasoja të drejtpërdrejta mbi cilësinë e shërbimeve, aksesin e qytetarëve në kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen financiare të familjeve.

Një ndër treguesit më problematikë është niveli i lartë i pagesave nga xhepi. Raporti evidenton se 48.27% e shpenzimeve për shëndetësinë mbulohen drejtpërdrejt nga qytetarët, duke e bërë Shqipërinë vendin me barrën më të lartë financiare për familjet në rajon. Kjo do të thotë se, pavarësisht ekzistencës së skemës së sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe premtimeve për shëndetësi falas, qytetarët vazhdojnë të paguajnë vetë një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve, barnave, analizave apo trajtimeve.

Raporti i Together for Life e cilëson këtë situatë si një paradoks të financimit të shëndetësisë: fondet mund të jenë rritur në vlerë nominale, por pesha reale e sektorit ndaj PBB-së dhe ndaj shpenzimeve totale publike ka ardhur në rënie. Shpenzimet totale për sektorin e shëndetësisë, përfshirë edhe të ardhurat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, arritën në rreth 76.6 miliardë lekë në vitin 2025, por kjo shumë përfaqëson një nivel më të ulët se ai i vitit 2018 në raport me ekonominë dhe buxhetin publik, shkruan Albeu.com.

Kjo rënie relative tregon, sipas raportit, një humbje progresive të prioritetit të shëndetësisë në politikat publike. Objektivat e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030 mbeten ende të parealizuara, ndërsa mungojnë mekanizmat konkretë që do të garantonin zbatimin e tyre.

Një tjetër problem i theksuar është çekuilibri mes financimit të kujdesit parësor dhe atij spitalor. Kujdesi parësor, i cili duhet të jetë baza e sistemit shëndetësor dhe pika e parë e kontaktit të qytetarëve me shërbimin shëndetësor, ka ndjekur një trend rënës në financim. Kjo ndodh në një kohë kur ky nivel shërbimi është zgjeruar me funksione dhe shërbime të reja dhe kur nevojat e popullatës për parandalim, diagnostikim të hershëm dhe menaxhim të sëmundjeve kronike janë në rritje.

Nga ana tjetër, raporti vëren se në vitin 2025 ka pasur një rritje të vëmendjes dhe financimit për kujdesin spitalor dhe shërbimet e specializuara. Kjo rritje lidhet me presionin e shtuar publik për problematikat e krijuara në spitale, sidomos mungesat në pajisje, barna dhe trajtime të domosdoshme për pacientët. Veçanërisht të ndjeshme mbeten rastet e pacientëve me sëmundje tumorale, për të cilët mungesat në barna apo vonesat në trajtim mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën.

Megjithatë, raporti thekson se zhvendosja e burimeve nga kujdesi parësor drejt atij dytësor nuk është zgjidhje afatgjatë. Përkundrazi, dobësimi i kujdesit parësor rrit presionin mbi spitalet, shton kostot e trajtimit dhe ul mundësinë për parandalim efektiv. Një sistem shëndetësor funksional duhet të mbështetet në një kujdes parësor të fortë, të mirëfinancuar dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

Raporti evidenton gjithashtu dobësi serioze në planifikimin buxhetor dhe menaxhimin e investimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Reduktimet e konsiderueshme të planit buxhetor gjatë vitit 2025, si për shpenzimet korrente ashtu edhe për ato kapitale, tregojnë se planifikimi fillestar nuk ka qenë i lidhur mjaftueshëm me kapacitetet reale të zbatimit.

Më problematik mbetet realizimi i investimeve në kujdesin dytësor. Një numër projektesh të planifikuara në fillim të vitit janë reduktuar ndjeshëm ose kanë mbetur të parealizuara. Sipas raportit, kjo lidhet me mangësi në procedurat e prokurimit, në menaxhimin e projekteve, në monitorimin e progresit fizik të investimeve dhe në cilësinë e raportimit zyrtar.

Një tjetër shqetësim lidhet me mungesën e transparencës së plotë dhe integrimit të të dhënave ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Raporti nënvizon se çështje të rëndësishme si devijimet buxhetore, skemat e rimbursimit dhe kontratat koncesionare nuk pasqyrohen në mënyrë të plotë në raportet zyrtare. Kjo kufizon transparencën, vështirëson monitorimin publik dhe dobëson llogaridhënien institucionale.

Në përfundim, raporti i Together for Life kërkon një rishikim të qasjes së financimit të sektorit shëndetësor. Rekomandimet kryesore përfshijnë rritjen e peshës së financimit publik për shëndetësinë në raport me PBB-në dhe shpenzimet totale publike, forcimin e skemës së sigurimit shëndetësor, uljen e pagesave nga xhepi, zgjerimin e paketave të rimbursimit dhe përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes financiare për qytetarët.

Raporti kërkon gjithashtu më shumë transparencë në investimet publike dhe monitorim më të qartë të performancës së spitaleve. Sipas tij, pa një financim më të qëndrueshëm, më të drejtë dhe më transparent, sistemi shëndetësor shqiptar do të vazhdojë të përballet me mungesa strukturore, ndërsa qytetarët do të mbeten ata që paguajnë koston më të lartë të nënfinancimit.

të fundit

Klevisa drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra: Është shqetësuese!

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisa në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të momentit, sidomos…

25 minutes ago

“Berishën e kam xhan por mos ta kthejë në komunizëm!” Ilir Vrenozi nuk e jep votën, i mbetet qejfi me kandidatin e PD-së: Nuk ka garë vetëm me veten

Demokrati i flaktë, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partia Demokratike, ku kandidat i vetëm…

42 minutes ago

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha: Referendumi, një proces shembullor demokratik

Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi procesin e referendumit si shembullor dhe demokratik. Në një deklaratë për mediat, Berisha…

1 hour ago

Zgjedhjet për kreun e PD/ Vokshi: Deri në orën 3 kanë votuar 28,379 demokratë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi theksoi se procesi i votimit në degët e Partisë po vijon normalisht dhe me…

1 hour ago

Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore

Fushat pranverore dhe rrugët me gropa në veri të Pokrovskut janë ende të mbuluara me baltë, që u ngjitet çizmeve,…

2 hours ago

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku u regjistrua epiqendra

Këtë të shtunë, ne oren 15:39 lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Mësohet se tërmeti i regjistruar është me magnitudë…

2 hours ago