Shqipëria ka kthyer vizat me Bjellorusinë për qytetarët bjellorusë të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe të shërbimit. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave ku nënvizohet pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë.
“Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim.
None found
Vendimi:
V E N D I M PËR PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.
Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në vitin 2015, Kuvendi miratoi bazën ligjore për Gjykatën Speciale, me mbështetjen e Hashim Thaçit dhe PDK-së. Në vitin 2026,…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, paralajmëroi të martën se mazhoranca do të realizojë reformën zgjedhore me ose…
Kryeministri britanik Andy Burnham po kërkon të riafirmojë mbështetjen e Britanisë për Ukrainën teksa do të mirëpresë sot Presidentin ukrainas…
Fenomeni klimatik El Niño, po shfaq një intensitet të pazakontë, duke thyer rekordet e temperaturave të oqeanit disa muaj përpara…
Opel Astra tani ofrohet me nivelin e ri të pajisjeve Start, i cili bëhet versioni më i përballueshëm i këtij…
Colo-Colo është shumë më tepër se një klub futbolli. Në Kili, emri i tij lidhet me historinë, identitetin kombëtar, klasën…