shqiperi

“Shpirti ynë e di si po durojmë”, të bijën ia vrau burri në SHBA, fjalët prekëse të babait: U largove kur duhet të jetoje!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Huntertown SHBA, në një familje shqiptare.

Sipas autoriteteve amerikane, Arjana 48-vjeçe u qëllua disa herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, Arben Gllafce.

Ky i fundit e drejtoi më pas armën nga vetja duke mbetur po ashtu i vdekur. Krimi në familje së bashku me identitetet e tyre u konfirmua këtë të mërkurë nga autoritetet në SHBA, siç raportojnë mediat amerikane.

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për djemtë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, miq e të afërm të Arjanës shprehin dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

“E bukura, e shtrenjta motra ime. Qofsh e parajsës. Do më marrë malli tmerrësisht”, shkruan motra binjake e Arjanës, teksa poston një foto të saj.

Por fjalët më prekëse vijnë nga babai i moshuar i 48-vjeçares.

“Ah sa shumë u lënduam moj bir i babit, e pazëvendësueshme dhe shpirti jonë Arjana. U largove atëherë kur duhej të jetoje. Të shikoje lumturinë e djemve të tu, që aq shumë i deshe dhe u ishe përkushtuar si një prind shembullor. Shpirti ynë e di se si po durojmë këtë dhimbje të madhe dhe këtë sprovë që na dha Zoti në pleqëri.

E paharruar do të mbetesh në zemrat tona dhe të atyre që të kanë njohur. Të ndritë shpirti dhe u bëftë dritë në rrugëtimin e fëmijëve të tu. E parajsës qofsh bashkë me bashkëshortin që Zoti nuk ju ndau as këtu. Qoftë i lehtë dheu! Babi dhe mami që të kanë dashur aq shumë”, shkruan ai.

Reagimi i babait të saj është i dy ditëve më parë, kur ende nuk dihej që Arjana ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

të fundit

Përfundon rinumërimi i votave në Fier/ Zegjine Çaushi humbet mandatin, ja kush fitoi përballë saj

Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve. Kandidatja e PS…

5 minutes ago

Spiropali zhvillon një vizitë me Kryepeshkopin e Shqipërisë, Imzot Joanin: Urtësia e Fortlumturisë na frymëzon në detyrat tona të përditshme

Këtë të mërkurë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit…

8 minutes ago

Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit!

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht…

9 minutes ago

Çfarë po ndodh në Fier? Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum”

Mesditën e sotme, një aksion i befasishëm po ndodh në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier, e cila…

26 minutes ago

Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea këtë merkato verore. Megjithatë, edhe pse deri më tani ishte përfolur…

44 minutes ago

Ivan Rakitic i jep fund karrierës si futbollist

Një nga mesfushorët më të mirë kroatë në histori, Ivan Rakitic, i ka dhënë fund zyrtarisht karrierës së tij të…

48 minutes ago