Këngëtari Gena ka dhënë së fundmi një intervistë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Ai bëri me dije se ndodhet në Stamboll.
Mirëpo, kujtojmë se një ditë më parë një shpërthim i një bombe vrau 6 persona si dhe la të plagosur 81 të tjerë.
None found
Gena bëri me dije se ndodhej një kilometër larg vendngjarjes. Jo vetëm kaq por ai zbuloi ndër të tjera edhe një detaj të frikshëm. Ai kishte planifikuar që dje të shëtiste në sheshin “Taksim” së bashku me gruan e tij, por fatmirësisht ndërruan plan.
Pjesë nga biseda e këngëtarit të njohur ne studio:
Gena: E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping.
Megi Latifi: Tek sheshi “Taksim”.
Gena: Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër.
Aldo: Po pra po. Të ruan Zoti vëlla, e shikon? Po tani situata aty, është gjendje si e nderë?
Gena: Gjendja këtu nuk ndihet se ka një jetë normale, por ajo që ka ndodhur aty i përket asaj zone dhe jeta vazhdon si zakonisht si në çdo vend këtu.
Të paktën 51 persona kanë vdekur dhe më shumë se një milion janë prekur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut…
Tregjet globale të energjisë u tronditën gjatë seancës së së hënës, teksa përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme shkaktoi…
Policia e Krujës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 31-vjeçar me inicialet N. Z.,…
46-vjeçarja Eleni Argyriou, e akuzuar për përfshirje në sulmin me zjarrvënie në bankën Marfin në Athinë në vitin 2010, është…
Një tragjedi e rëndë ka goditur kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, pasi një zjarr me përmasa shkatërruese përfshiu një bar-restorant natën…
Nëse keni ndier ndonjëherë qetësi pas një shëtitjeje në park ose në pyll, kjo nuk është vetëm një përshtypje. Shkenca…