shqiperi

“Shota” shqiptare e filmit feston 68 vjetorin e lindjes, si duket sot aktorja (FOTO LAJM)

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Ditën e sotme aktorja feston ditëlindjen e 68. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Të lidhura

None found

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

të fundit

BIRN: Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’! Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

5 minutes ago

De Bruyne në prag të një rikthimi në Premier League, katër skuadra angleze pas tij

Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…

9 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis nesër dëgjimin e dëshmitarëve, ftohet edhe kryetari i Pejës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…

13 minutes ago

Vritet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet mes politikanëve dhe karteleve të drogës

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

14 minutes ago

Ndërhyrje policore në Sozcu TV, arrestime dhe administrator i caktuar nga qeveria turke

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

15 minutes ago

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...

15 minutes ago