Një stan është përfshirë nga flakët në fshatin Kaçak të Maliqit. Stani ishte në pronësi të shtetasit Petrit Fasho.
Mësohet se ambienti është shkrumbuar totalisht ndërkohë që gjithë bagëtitë e fermerit kanë ngordhur, një viç e më tepër se 40 keca.
Sipas përllogaritjeve dëmi është i konsiderueshëm dhe shkon mbi 4 milion lekë.
Ndërkohë zjarrfiksja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve sapo ka arritur.
Njoftimi:
Maliq/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, jemi njoftuar se në fshatin Kakaç, Maliq, ka rënë zjarr në stallën e bagëtive në pronësi të shtetasit P. F., ku për pasojë janë djegur disa krerë bagëti të imëta. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin…
SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet…
Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në…
Ka ndodhur sërish. Një tjetër ndeshje në Botërorin e Klubeve është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.…
Edhe Bulqiza është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta duke bërë që uji të vërshojë…