shqiperi

Shkrimtarja shqiptare pas humbjes së të shoqit: Këtu të gjykojnë, po vete 60-vjeç thonë s’duhet të bësh asgjë se je grua serioze

Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro ka rrëfyer copëza nga jeta e saj private dhe artistike.

Rita Petro ka folur në lidhje me paragjykimet dhe jetën private pas humbjes së bashkëshortit të saj Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë dy vite më parë.

Pak kohë më parë shkrimtarja e njohur deklaroi se pas humbjes së bashkëshortit, të gjitha dyert janë të hapura për dashurinë.

Ndërsa ishte e ftuar në “Wake Up”, Petro u shpreh se nëse do të lidhej me një njeri, do të ishte me dikë me të cilin do të ketë “kimi bisede.”

“Ka vende të tjera që unë mendoj se mund ta kem atë kiminë, sepse në moshën time neve na pëlqejnë shumë bisedat dhe të them të drejtën nëse vërtet do të lidhesha do të lidhesha me një njeri i cili di ta kuptojë lirinë e jetës.

Të ketë atë autoritetin e bukur, artin, të flasësh për shumë gjëra. Këtë kimi bisede e dua se s’bën.

Unë jam kundër martesës, të paktën për moshën time. Nuk më duket e nevojshme ajo gjë por asnjëherë nuk them kurrë.

Por unë kështu e  mendoj, ndërsa një bashkëjetesë pak edhe së largu, edhe një lidhje që me këtë partner që kalon fundjavën, është një gjë e mirëseardhur”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Petro foli edhe për pragjykimet me të cilat përballen të gjitha gratë e moshës së saj.

“Mendësitë “Je grua serioze, ose ke fëmijë”, s’do të thotë që nuk je as sensuale, as që s’ke dëshirë të kënaqesh dhe të bësh seks.

Por paragjykojnë sepse thonë që ti je në moshë të madhe, lërja të rinjve ato gjëra”, tha shkrimtarja.

Sipas Rita Petros, dashuritë më të forta ndodhin pas moshës 30-vjeçare.

“Unë e mendoj që mbi 30, mbi 40, të paktën edhe çfarë më ka ndodhur mua, domethënë deri në 30 ti fillon dhe njeh veten tënde dhe quhesh i rritur.

Unë e mendoj që dashuritë më të forta dhe më me arsye ndodhin mbi këtë moshë (30)”, tha ajo.

të fundit

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

5 minutes ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

15 minutes ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

22 minutes ago

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

47 minutes ago

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

57 minutes ago

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

9 hours ago