shqiperi

Shkodër/ Tre të rinj në pranga, shpërndanin doza kanabisi në qytet

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis.

Tre të arrestuarit, K.Ç., 25 vjeç, R.Ç., 21 vjeç dhe K.L., 25 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se shpërndanin doza kanabisi në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Të lidhura

None found

Ata u arrestuan në kuadër të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’ dhe policia sekuestroi dozat e kanabisit si dhe 3 celularë.

‘Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 25 vjeç, R. Ç., 21 vjeç dhe K. L., 25 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga kontrollet fizike të kryera ndaj 3 shtetasve, në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të cilën këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se do ta shitnin në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.’, njofton policia.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

5 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

5 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

6 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

6 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago