Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi u kap duke transportuar 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.
Uniformat blu sekuestruan automjetin e të riut me inicialet S.G., në cilësinë e provës materiale.
None found
Operacioni u kodua “Near 2”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi:
S. G., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Sistemi bankar në Maqedoni është i qëndrueshëm, institucionet kompetente po marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur depozituesit,…
Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro gjatë tetorit 2026, duke shënuar rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtin…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se…
Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të…
Kërkesat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë, ku është…