shqiperi

Shkodër/ Strehonte 22 emigrantë për t’i nxjerrë më pas jashtë Shqipërisë, kundrejt pagesës! Arrestohet 44-vjeçari, shpallen në kërkim 3 kosovarë

Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, si dhe janë shpallur në kërkim tre kosovarë, për dhënie ndihmë ndaj 22 emigrantëve, për t’i kaluar ilegalisht jashtë kufirit shqiptar, kundrejt pagesës.

44-vjeçari i identifikuar me inicialet A.L. kishte strehuar në banesën e tij 22 emigrantët që vinin nga vendet e treta, ndërsa tre kosovarët e identifikuar me inicialet A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç dhe të shpallur në kërkim  akuzohen si bashkëpunëtorë të 44-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Policia ka sekuestruar një automjet tip “Benz” me targa kosovare që do të përdorej për të kaluar emigrantët ilegalisht jashtë kufirit shqiptar.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVKM Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për një rast të tentativës për dhënie ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Danubi 9”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi A. L., 44 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Ky shtetas kishte strehuar në banesën e tij, 22 shtetas nga Vendet e Treta, të cilët do t’i ndihmonte, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit: A. K, 36 vjeç, S. O., 37 vjeç dhe B. S., 39 vjeç, të tre  banues në Gjilan, Kosovë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Navi Pillay wins the Nobel Peace Prize, recognized for her contribution to international justice

Juristja nga Afrika e Jugut, Navanethem “Navi” Pillay, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2026. Ajo u vlerësua për…

1 minute ago

Navi Pillay honored with the 2026 Nobel Peace Prize

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i është dhënë Navanethem “Navi” Pillay, avokates së njohur nga Afrika e Jugut…

2 minutes ago

The Transparency Board changes fuel prices again: Here is how much diesel and petrol will sell for

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend. Në njoftimin zyrtar, theksohet se çmimi i shitjes…

2 minutes ago

Threatening emails sent to state institutions, police respond: No case of explosive devices found

Policia e Shtetit, ka reaguar në lidhje me email-et kërcënuese që u dërguan paraditen e sotme në disa institucione shtetërore,…

2 minutes ago

Gërvalla: Provimi i Jurisprudencës do të zhvillohet mbi parimin e meritës

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, ka nisur afati i ri për aplikim për…

5 minutes ago

Silvinjo thyen heshtjen, gati për rikthimin e madh në stol: Ndihem shumë i përgatitur

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka folur sërish për të ardhmen. Braziliani që drejtoi për tre vite e gjysmë…

5 minutes ago