shqiperi

“Shkelje e ligjit”, Konkurrenca vë nën hetim Aeroportin e Rinasit për taksitë

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka hapur një hetim paraprak ndaj kompanisë që ka me koncesion Aeroportin e Rinasit, pasi dyshon se ajo ka shkelur ligjin e konkurrencës në ofrimin e shërbimit të taksive.

“Referuar monitorimit në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga ana e Komisionit të Konkurrencës u vlerësua se, mund të jemi para shkeljes së nenit 9 të ligjit të Konkurrencës” deklaroi AK në një njoftim zyrtar.

Të lidhura

None found

Neni 9 i ligjit të konkurrencës thotë se refuzimi i ofrimit të shërbimit nga një ndërmarrje me pozitë dominuese përbën abuzim dhe shkelje të ligjit.

“Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 984, datë 11.05.2023 vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës,” deklaroi Autoriteti.

Sipas indicieve paraprake, Autoriteti dyshon se kompania koncesionare e Rinasit e kufizon konkurrencën e shërbimit të taksive në aeroport duke mos lejuar asnjë operator tjetër përveç kompanisë Auto Holiday Albania. Vendimi për të hapur hetimin paraprak është marrë pas ankesave të mbërritura pranë Autoritetit të Konkurrencës nga disa kompani që ofrojnë shërbimin taksi.

Shoqëria Tirana International Airport, që ka me koncesion Aeroportin e Rinasit zotërohet nga Kastrati Aviation Holding, pjesë e grupit Kastrati. Në dhjetor të vitit 2020, ky grup e bleu koncesionin e Aeroportit nga shoqëria Real Fortress Private Limited e regjistruar në Singapor.

Pas blerjes nga Kastrati, qeveria e zgjati me 13 vjet të tjera koncesionin e aeroportit pa garë duke u justifikuar se kompania e re do të kryejë 100 milionë euro investime për modernizimin e aeroportit dhe do të ulë tarifat për qytetarët./Albeu.com/

të fundit

VIDEO/ Polemika në Kategorinë e Parë: Pogradecit nuk iu njoh goli, vendimi i arbitrit dhe anësorit shkakton debat

Pogradeci - OrikuNdeshja Pogradeci – Oriku, e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ka përfunduar me rezultatin 0 - 0 e…

4 minutes ago

Dodge zbulon Charger-in Mopar ’27 për 90-vjetorin, prodhimi kufizohet në 270 makina

Dodge ka prezantuar Mopar ’27 Dodge Charger, një edicion të kufizuar të krijuar për të shënuar 90-vjetorin e Mopar, markës…

4 minutes ago

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

15 minutes ago

Barcelona shqyrton shitjen e Baldes dhe ndjek dy kandidatë për zëvendësimin e tij

Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…

15 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami with his family after traveling through Argentina and Ecuador and obtaining a US visa

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

20 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami after leaving Brazil; US expected to issue visas to family

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...] Read…

21 minutes ago