shqiperi

Shkarkoi karikatorin ndaj kolegut të tij në komisariat, del para Gjykatës efektivi Ludian Zaimi

Ditën sotme do të dalë para Gjykatës efektivi i policisë Ludian Zaimi i cili vrua me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi në komisariatin numër.3 në Tiranë.

25-vjeçari shkarkoi karikatorin mbi kolegun e tij me pretekstin se 55-vjeçari e shante dhe u tallte me të.

“Isha shumë i mërzitur. Prej kohësh më shante dhe këtë gjë e bënte përherë. Në disa raste edhe pa arsye. Edhe kur të dy ishim në të njëjtin shërbim më thoshte ‘qorr’. Ishte mbushur kupa dhe në atë çast nuk durova më, pasi kisha akumuluar prej kohësh. Nuk e di çfarë ndodhi më pas”.

Për debatet e vazhdueshme, Zaimi nuk kishte bërë ankesë tek eprorët apo te komandanti. Por, në komisariat shumë kolegë i dinin konfliktet e tyre.

Në pyetje grupi hetimor mori edhe efektivët e policisë, që në momentin që ndodhi ngjarja ishin dëshmitarë okularë. Ata kanë pohuar se nuk kishin mundësi parandalimi, pasi Ludian Zaimi kishte nxjerrë direkt armën dhe u kishte thënë “Ulni kokat ju të tjerët” dhe menjëherë kishte shtënë.

Burime bëjnë me dije për ABC se në banesën e autorit u gjetën disa medikamente kundër depresionit, që sipas familjarëve i përdorte prej disa muajsh Ludian Zaimi./albeu.com

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

1 hour ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

1 hour ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

2 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

2 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

3 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

3 hours ago