shqiperi

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Policia informon se në pranga ka rënë shtetasi P. M., 44 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 63 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

të fundit

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit…

23 minutes ago

Ndihmë e shpejtë pas përmbytjeve në Shqipëri, Gjermania jep 250.000 paund për 400 familjet e prekura

1.800 persona në rajonet më të prekura nga përmbytjet në Shqipëri, gjatë javëve të fundit, do të përfitojnë ndihmë të…

46 minutes ago

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”/ Prokuroria e Posaçme refuzon komisionin “Nisma qytetare” dhe e cilëson cenim të pavarësisë

Pikërisht ditën kur Klodian Braho mori detyrën e kryeprokurorit në mënyrën më aktive të mundshme duke behur në Këshillin e…

1 hour ago

Motra e Bes Kallakut ndan momentet e ëmbla me ‘kunatën e re’, ja fotoja që po habit rrjetin

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku…

1 hour ago

BE miraton sanksione të reja ndaj Iranit: Ngrirje pasurish, ndalime udhëtimi dhe kufizime financiare

Komisioni Evropian ka përshëndetur vendimin e sotëm të Këshillit të Bashkimit Evropian për vendosjen e masave të tjera kufizuese ndaj…

1 hour ago

A po kriset marrëdhënia mes Stenaldos dhe Malit? Banorët debatojnë, shkak bëhen konkurrentët e tjerë

Banorët e “BBVA5”, Mali dhe Stenaldo janë përfshirë pasditen sotme në një debat të papritur së bashku. Pavarësisht se dyshja…

2 hours ago