Policia ka arrestuar dy të rinj, E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës.
Gjithashtu ka shpallur në kërkim një të tretë, shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.
None found
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.
Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com
Këngëtarja e popullarizuar e skenës muzikore shqiptare, Enca Haxhia, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një detaj mjaft…
Rreth 30 nxënës kanë shkuar për të përfaqësuar Maqedoninë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës gjatë muajit të kaluar dhe këtij…
Edhe pse institucionet e reja të drejtësisë po intensifikojnë veprimet ndaj pasurive të krijuara në rrugë kriminale, këto asete vazhdojnë…
FIFA ka refuzuar ankesën e Federatës Belge të Futbollit (RBFA) lidhur me të drejtën e Folarin Balogun për të luajtur,…
Eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni ka depozituar një kallëzim penal në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, pas një…
Shkrimtarja dhe poetja, Mimoza Ahmeti, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Shoë” këtë të…