Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mjaftuar për të sjellë problemet e para në disa qytete të vendit.
Stuhia dhe shiu i dendur ka sjellë në problemet e para në qarkullim në Tiranë, por edhe në Durrës, Mirditë dhe qytete të tjera të vendit. Aksi i parë që është bllokuar është Burrel-Skuraj.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave thotë se në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë do të ketë reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.
“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje” thuhet në njoftim./Albeu.com
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…