shqiperi

SHERRI TE TEG-u/ Pas Fatjon Dautit, që iu gjet drogë te Trauma, arrestohen edhe 3 të rinjtë e tjerë. EMRAT

Policia e Tiranës i ka komunikuar pasditen e djeshme në spitalin e Traumës masën e arrestit në burg, 29-vjeçarit Fatjon Dauti, i cili u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Baramin në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në spitalin e Traumës, uniformat blu i kanë gjtur lëndë narkotike Fatjon Dautit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë mësohet se policia ka arritur të arrestojë edhe tre të rinjtë e tjerë që u përfshinë në ngjarjen e djeshme.

Konkretisht, mësohet se janë arrestuar shtetasit: Adem Noreci, Mario Barjamaj dhe Isuf Lika

NJOFTIMI I POLICISË

“Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.

Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

ÇFARË NDODHI DJE NË RRETHRROTULLIMIN E TEG-ut?

Një “fërkim” makinash mes dy vajza u bë shkaku i një sherri të madh.

Për shkak të një parakalimi të gabuar, dy vajza kanë “fërkuar” automjetet e tyre luksoze, më konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë, automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.

Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq. Ato kanë thirrur përmes celularit edhe shokët e tyre, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë dhunuar brutalisht me njëri-tjetrin.

I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.

Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në fyyrë dhe në kokë.

Policia raportoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

2 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

2 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

3 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

4 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago