Një sherr me thika mes dy grupeve mbrëmjen e sotme në Berat në lagjen “Uznovë” ka sjell si pasojë plagosjen e tre të rinjve
Mësohet se të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur. Kanë qënë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të Xhuljano Hyrajt, 27-vjeç.
Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë. Po ashtu mësohet se Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë. Të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit,ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat,ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…