shqiperi

Sekuestrohen pronat e bashkëshortit të Olta Xhaçkës: SPAK vë dorë te Investitori Strategjik Artan Gaçi

SPAK i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.

Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Të lidhura

None found

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë.

Ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi është paraqitur edhe pak javë më parë në ambientet e SPAK.

Mësohet se Gaçi është thirrur pas kallëzimit të kryer nga Fredi Beleri ndaj kryetarit në detyrë të bashkisë Himarë Jorgo Goro, për tjetërsim toke në Himarë.

Në kallëzimin penal të kryer nga Beleri, ai akuzon kryetarin në detyrë të kësaj Bashkie Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka./Albeu.com 

të fundit

Kurti zhvillon takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit…

54 seconds ago

EU office in Kosovo raises concerns over proposed changes to the Law on Specialist Chambers

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e…

11 minutes ago

German Embassy backs EU concerns over amendments to the Law on the Specialist Chambers

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për…

11 minutes ago

US Embassy urges its citizens to avoid possible protests in Pristina

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…

11 minutes ago

Kurti meets Rutte in Dublin: Kosovo’s NATO membership a strategic priority

Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX…

12 minutes ago

On the 166th day of the revolt, students and citizens call for Rama’s resignation outside the Prime Minister’s Office

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të enjte, duke shënuar ditën e 166-të të revoltës. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur…

12 minutes ago