Javën e ardhshme më 16 Tetor në Tiranë do të mbahet Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë liderëve e BE.
Kjo do të jetë hera e parë që një samit i tillë mbahet jashtë vendeve të BAshkimit Europian.
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 510 milionë lekësh për shpenzimet e samitit.
Sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare, ky fond i kalon në buxhetin e miratuar për vitin 2023 Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit.
Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Vendimi:
VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1.Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.
2.Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.
3.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…
Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…
Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…
Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…
Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…