Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.
Në nisje, kryeministri Kurti ka dhënë një mesazh të fortë, teksa është shprehur se e “kemi përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”.
None found
Mesazhi i Kurtit:
Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.
Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.
Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.
Drilon HazrollajDrilon Hazrollaj është futbollisti më i ri i Tiranës [...]Read More...
Policia e Divjakës ka finalizuar operacionin e koduar “Game Over”, duke goditur një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave…
Sulmuesi Drilon Hazrollaj i është bashkuar zyrtarisht në formë huazimi Tiranës nga skuadra e Rapid Bukureshtit.Kalimi në Rumani nuk doli…
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit…
Humori, muzika dhe energjia pozitive pushtuan mbrëmjen e së shtunës qendrën e Fierit, aty ku trupa e njohur e [...]Read…
E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë…