shqiperi

Sali Berisha e nis nga Durrësi “aksionin e fitores”: Ne do të ngrihemi!

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në Durrës.

Ai ka deklaruar se nga Durrësi po nisin aksionin e fitores.

Të lidhura

None found

Berisha: Nisim sot, aksionin me të cilin ne do të kundërshtojmë, me të cilin ne do mbjellim shpresën, me të cilin ne do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

Duke e quajtur kryeministrin Edi Rama “armik”, Berisha e akuzon se po përpiqet të shkatërrojë bindjet politike të qytetarëve demokratë.

Berisha: Përpiqet me çdo kusht të shkatërrojë fibrën tuaj politike, bindjet tuaja politike, të vrasë shpresën te ju, te familjet tuaja. Përballemi me një armik që njësoj si nazistët në kampet e përqendrimit, do t’ua ndërrojë emrin ju. Nazistët u vinin numra hebrenjve, kurse ai do t’u thotë ju që nuk jeni më demokratë, por jeni ata që them unë, do mbani atë emër që dua unë.

“Sot, ose do pranojmë se jemi qytetarë të dorës së dytë, ose do pranojmë të shesim idealet, ose do pranojmë të shesim integritetin dhe dinjitetin tonë, ose do ngrihemi”, tha Berisha ndër të tjera.

Aktiviteti po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës, “Aleksandër Moisiu.”

të fundit

Milani triumfon bindshëm ndaj Salzburgut me rezultatin 0-4

AC Milani i është kthyer fitoreve për të shënuar në udhëtim te RB Salzburg, në kuadër të xhiros së dytë…

6 minutes ago

Konjufca pret të dërguarin e Omanit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Në fokus të takimit ishin forcimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ekonomik dhe mundësitë e reja për investime ndërmjet Kosovës dhe…

11 minutes ago

Mbyllet rrethi i parë i Superligës së Kosovës, ja si duket tabela pas javës së nëntë

Është mbyllur rrethi i parë i Superligës së Kosovës, pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së nëntë, e cila solli…

12 minutes ago

Studentja Emi Meçani: Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme me Kod të ri Zgjedhor

E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa…

17 minutes ago

Tensione në protestën në Tiranë, të rinjtë zmbrapsin autobotin dhe vendosin barrikada, gaz lotsjellës nga tarraca

Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe…

21 minutes ago

Teuta synon pikët e plota ndaj Dinamos, durrsakët gati për sfidën në “Elbasan Arena

TeutaTeuta ka mbyllur mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në “Niko Dovana” dhe pritet të udhëtojë me përqëndrimin maksimal në…

22 minutes ago