shqiperi

“Sakrifica për të veshur fustanin e bardhë të nusërisë”, foto e rrallë e ish-ministres shqiptare në ditën e dasmës (FOTO LAJM)

Mjaft prej nesh e njohim Arta Daden, ish Ministren e Jashtme, deputete e PS prej shumë kohësh.

Dade ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e saj, gjatë një interviste për “Rudinën”. Dade ka rrëfyer sakrificën për të veshur fustanin e saj të bardhë, ndërsa ka treguar se nipi i saj është bërë tashmë 25 vjeç.

Të lidhura

None found

Arta ka treguar se me bashkëshortin nuk ka këmbyer unaza dhe se e ka pasur shumë të vështirë të gjente fustan të bardhë.

“Ishin ndaluar për ato që kishin në familje anëtarë partie dhe nuk duhej të vishnin fustan të bardhë, konsiderohej si shfaqje e huaj. Nuk kemi këmbyer as unaza dhe vendosëm të vishesha. Në fakt, nuk gjenim as fustan të bardhë. Është gjetur te një italiane që kishte filluar t’i sillte nga Italia. Në darkë kam veshur fustan që e kisha qepur vetë se që 12 vjeç i qepja vetë rrobat e mia. Kanë qenë disa stofe të hollë kinezë që e qepa vetë për ta mbajtur.

U martova pa marrë diplomën se duhej të bëja 1 vit stazh, më pas të merrja diplomën. Djalin e kam lindur pas 1-2 vitesh, nuk doja që kur të mbroja diplomën të isha shtatzënë. Albi tani është 45 vjeç. Nipin e kam 25 vjeç.”, tregoi Arta Dade.

Ndër të tjera ish politikania ka rrëfyer edhe një situatë me producentin Esat Teliti, me të cilin kishte bashkëpunuar për festivalin e 13 të RTSH-së.

“Kur bëra provën për prezantim ai më tha sa e bukur je bërë dhe unë nuk i fola 4 ditë. Tani na pëlqejnë komplimentet por në atë kohë nuk ishim mësuar”, tregoi ajo.

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

4 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

4 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

4 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

5 hours ago