Do të vazhdojë moti i paqendrueshëm me vranësira dhe me reshje të pakta deri ditën e mërkurë të kësaj jave. Meteorologia Lajda Porja thotë se të enjten dhe të premten do të ketë përmirësim, pasi do të dalin rrezet e diellit.
Si pasojë, do të rriten dhe temperaturat e ajrit në të gjithë vendin tonë.
“Territori shqiptar ka vijuar në ndikimin e masave ajrore të paqendrueshme, duke u bërë prezente më të dukshme në zonat veriore dhe në qendër të territorit. Ndërkohë, me vranësira të shpeshta, por pa reshje, është paraqitur zona jugore. Në fakt, deri në mesin e javës, deri në ditën e mërkurë mbetemi në ndikimin e kësaj mase ajrore të paqendrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje, të cilat më të dukshme do të jene ditën e martë dhe e mërkura do të ketë momente me pika shiu, duke e lënë bregdetin me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Dita e enjte dhe e premte, më në fund do të kete përmirësim të dukshëm të motit, duke risjellë dhe kthjellime në territorin shqiptar.
Nëse flasim për situatën termike, temperaturat e ajrit kanë filluar me rritje në mëngjes, në fakt pritet që maksimalja të ngjitet 26-27 gradë. Ditën e enjte dhe e premte do të sjellë rritje për shkak se do të ketë diell në të gjithë territorit”, është shprehur ajo
Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…
Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…
Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…
Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…