shqiperi

Rrumbullaku takim trepalësh me homologët e Italisë dhe Britanisë në Romë! Në fokus forcimi i bashkëpunimit për të luftuar krimin

Në ambientet e Departamentit për Sigurinë Publike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë, u zhvillua takimi i parë trepalësh, mes përfaqësuesve më të lartë të strukturave policore italiane, shqiptare dhe të atyre të Mbretërisë së Bashkuar.

Ky takim kishte si qëllim, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes palëve, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar.

Gjatë këtij takimi, Zëvendësdrejtori i Departamentit për Sigurinë Publike pranë Ministrisë së Brendshme të Republikës së Italisë, njëkohësisht Drejtori Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Raffaele Grassi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe arritjet e deritanishme ndërmjet strukturave policore italiane dhe atyre shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar. Gjithashtu, z. Grassi vlerësoi nivelin e lartë të profesionalizmit dhe korrektesën e treguar nga përfaqësuesit e të dyja palëve, si dhe uroi që i njëjti model bashkëpunimi, të arrihet në të ardhmen dhe ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe strukturave homologe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, Drejtori për Adresimin e Kërcënimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Chris Farrimond vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes strukturave të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe strukturave partnere në Shqipëri. Gjithashtu, Drejtori Farrimond theksoi rolin dhe rëndësinë që bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, ka patur në luftën kundër organizatave kriminale që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kontributin e dhënë për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i garantoi të pranishmëve në këtë takim, se Policia e Shtetit tashmë i ka të gjitha kapacitetet për të luftuar këtë fashë kriminaliteti, si dhe se ka arritur një nivel profesionalizmi shumë të lartë, me standarde të njëjta me strukturat homologe partnere të vendeve më të zhvilluara të Europës. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se këtë fakt e tregon më së miri numri i skuadrave të përbashkëta hetimore, të përbëra nga punonjës të Policisë së Shtetit dhe homologët e tyre nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere në mbarë Europën, si dhe realizimi në harkun e viteve, i një sërë operacionesh të përbashkëta policore, nëpërmjet të cilave janë goditur një numër i madh organizatash kriminale që vepronin brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat e kishin shtrirë veprimtarinë e tyre në fusha të ndryshme të paligjshmërive, si trafikimi i lëndëve narkotike, pastrimi i parave të përfituara nga krimi etj.

Në përfundim të këtij takimi, të pranishmit ranë dakord mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dy- dhe shumëpalësh, në kuadrin e luftës kundër të gjitha organizatave kriminale të cilat veprojnë në këto vende dhe më gjerë, përmes organizimit të takimeve dypalëshe të nivelit teknik, mes strukturave të Policisë Kriminale shqiptare dhe të atyre të Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim diskutimin dhe trajtimin e rasteve dhe çështjeve konkrete.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe ato të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar u shprehën dakord për rëndësinë e përgatitjes dhe finalizimit të një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do të formalizonte dhe do të forconte bashkëpunimin në nivel teknik, në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar, në të gjitha format e tij.

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare, Drejtori për Adresimin e Kërcënimeve pranë Agjencisë Kombëtare të Krimeve në Mbretërinë e Bashkuar, z. Chris Farrimond shumë shpejt do të vizitojë Policinë e Shtetit.

të fundit

“Komiteti i Paqes nuk u koordinua me ne”, Kryeministri izraelit nuk pajtohet me planin e SHBA, Netanyahu: Jo trupa ushtarake nga Turqia dhe Katari në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përsëriti të martën se nuk pajtohet me vendosjen e trupave turke ose të Katarit në Rripin…

8 minutes ago

Skandal në “Big Brother VIP”, ish-banorja e pranon dhe e tregon me emër konkurrentin: Me të kam bërë s*ks brenda shtëpisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, pas daljes nga shtëpia ka bërë disa deklarata të forta në lidhje…

33 minutes ago

Sylvester Stallone krenohet me pamjet nga palestra: Edhe në moshën 79 vjeçare nuk heq dorë nga ushtrimet fizike

Sylvester Stallone u mburr me një video nga palestra, dhe ky 79-vjeçar, në prag të dekadës së nëntë, ende nuk…

50 minutes ago

Bota në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për tarifat e Trump, zyrtari i lartë amerikan: Do zëvendësohen me taksa të reja nëse shpallen të paligjshme

Administrata Trump do të vendosë menjëherë tarifa të reja nëse Gjykata Supreme i rrëzon ato të mëparshmet, tha Përfaqësuesi i…

1 hour ago

Mateo flet edhe një herë për ndarjen nga Brikena: Na kanë ndërhyrë njerëzit e saj

Mateo Borri ka sqaruar edhe një herë ndarjen nga banorja e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani. Ndërsa flet…

1 hour ago

Berisha: Me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit

Berisha tha se me 24 janar, sheshet dhe rrugët e kryeqytetit do shndërrohen në tmerrin e regjimit. Nga foltorja e…

1 hour ago