Vijon pa u ndërprerë monitorimi i qarkullimit të automjete, në të gjithë vendin, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Makina inteligjente dhe radarët automatikë, kanë monitoruar përgjatë ditës së dielë qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor Thumanë – Milot – Rruga e Kombit.
Në Rrugën e Kombit janë pezulluar 82 leje drejtimi dhe jane vendosur 123 masa administrative, me vlerë 40.000 lekë të rinj.
Drejtuesit e këtyre mjeteve ishin shtetas kosovarë. Përgjatë ditës së dielë, deri në orët e vona të mbrëmjes, janë skanuar nga makina inteligjente dhe radarët automatikë në lëvizje, 362 mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 115 km/h deri në 134 km/h. Në aksin rrugor Thumanë – Milot janë evidentuar nga patrullimet në lëvizje, 89 raste të parakalimeve të gabuara. Drejtuesit që kryen parakalimet e gabuara u ndëshkuan me masa administrative. Janë ndëshkuar me masë administrative, 10.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa, me rrezikshmëri për përfshirje në ngjarje rrugore./albeu.com
Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…
Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së…
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…