shqiperi

Rilind edhe Universiteti “Luigj Gurakuqi”, 65 vjeçari i dënuar me 8 vite burg për vjedhje, emërohet administrator i universitetit

Ditë më parë, Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”- Shkodër ka emëruar Mark Mollën si administrator të Universitetit.

Menjëherë pas emërimit të shumta kanë qenë reagimet në Shkodër. Ndër të parat ka qenë gazetarja Brunilda Dibra, e cila ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Mark Mollës si administrator i ri i Universitetit të Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje akuza dhe dyshime nga e kaluara e tij që, sipas saj, mbeten të paqarta, shkruan Albeu.com

Të lidhura

None found

Në një postim kritik, ajo ngre shqetësime mbi integritetin dhe përgjegjësinë e figurave publike, duke e lidhur këtë vendim me fenomenin e riciklimit të emrave në institucione dhe harresën e shpejtë të opinionit publik.

Sipas të dhënave të publikuara, emërimi i Mark Mollës si administrator i Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka ngritur pikëpyetje mbi përputhshmërinë me kriteret ligjore të parashikuara në nenin 51 të ligjit për arsimin e lartë. Ky nen përcakton se administratori i universitetit publik duhet të administrojë çështjet financiare të institucionit dhe të jetë përfaqësues ligjor për to, ndërsa kandidati nuk duhet të jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe as i përfshirë në abuzime gjatë administrimit të institucioneve publike.

Sipas informacioneve, Mark Molla, i datëlindjes 25 maj 1961, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Shkodrës me vendimin nr. 143, datë 2 qershor 1989, për përvetësim të pasurisë publike, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare. Po ashtu, përmendet Raporti i Auditimit nr. 5/1, datë 17 janar 2022, i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, ku evidentohen shkelje dhe problematika financiare për periudhën 1 korrik 2017 – 31 dhjetor 2021, kohë kur Molla ka mbajtur detyrën e administratorit.

Sipas këtij raporti, janë konstatuar parregullsi në disa procedura tenderuese, në administrimin e furnizimit me ujë në zonën e Velipojës, si dhe në kontrata për automjete, pajisje hidraulike dhe investime në rrjetin e ujësjellësit. Në material theksohet gjithashtu se një nga rekomandimet e KLSH për Bashkinë Shkodër ka qenë largimi i tij nga detyra.

Ndërkohë disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2026, Bordi i Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”- Shkodër ka emëruar Mark Mollën si administrator ekonomiko-financiar i unversitetit të Shkodrës, një person që ka qenë i dënuar me burg për përvetësim të pasurisë publike, shpërdorim detyre e falsifikim dokumantesh zyrtare. /albeu.com/

të fundit

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

Personi në foto është 51-vjeçari Abas Tafa i cili u vu në pranga nga policia e Tiranës pas zbulimit të…

2 minutes ago

“Qeveria dhe Bashkia i braktisën”, Teliti: Transporti urban në Tiranë në prag të paralizës

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka paralajmëruar një krizë të thellë në transportin urban, duke deklaruar se…

44 minutes ago

Vrasja me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Autori dhe viktima ishin konfliktuar para disa ditësh (EMRAT)

Zbardhen emrat e autorit dhe viktimës së vrasjes së ndodhur pak më parë në Nikël. Sipas informacioneve paraprake, autori i…

1 hour ago

Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë/ Humb jetën një person, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë, ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij. Sipas…

1 hour ago

Italia i “tregon” rrugën Shqipërisë, çfarë ndodh nëse shkarkohet trajneri Silvinjo dhe nuk ka një pasues

E ardhmja e trajnerit Silvinjo mbetet në pikëpyetje te Shqipëria. Braziliani ka kontratë të vlefshme deri në korrik, ndërsa deri…

1 hour ago

Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës: Drejtësia të vihet në vend

Pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia,…

2 hours ago