Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një mesazhi në rrjete sociale se kur pritet të përfundojë rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
Kreu i qeverisë njofton se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe xhamia pritet të jetë e hapur për besimtarët dhe vizitorët në fillim të vjeshtës.
“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.
Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botë”, shkruan Rama në facebook.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar vitet 1773-1774, ajo është ndërtesa më e madhe osmane në të gjithë vendin.
Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut dëshmojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur me sistem zinxhir, dorë më dorë, prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit.
Gjatë qëndrimin në Big Brother Vip 5 Kristit dhe Krusitës kanë qenë shumë të afërt mes njëri-tjetrin, por me paqartësi…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar një video nga paralizimi i aksit Përrenjas – Librazhd, e cila mbetur…
Largimi i papritur i Limit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje të shumta…
Pas rreth shtatë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u…
Gjykata Administrative ka kthyer për plotësime padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe…
Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, ka ndërruar jetë këtë të diel. Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje…