shqiperi

RENDITJA/ Revista ‘Travel+Leisure’ zbulon studimin shkencor: Plazhi ‘Pasqyra’ në Shqipëri, me ujin më blu në botë!

Zbulohet plazhi me ujin më blu në botë dhe ai gjendet pikërisht në… Shqipëri!

Bëhet fjalë për zonën bregdetare të plazhit “Pasqyra”, që ndodhet në zonën e Jugut të vendit tonë. Rezultati ka dalë nga kërkimet e kryera nga shkencëtarë dhe që u botuan në revistën e njohur “Travel+Leisures”.

Të lidhura

None found

Edhe Kryeministri Edi Rama e ndau sot artikullin e revistës, në të cilin ju jepet informacion njerëzve të gjejnë ujin më blu.

Sipas shkrimit në fjalë, grupi “CV Villas” analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue, ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Dhe hulumtimi nxori se plazhi “Pasqyra” në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë.

Revista thotë se plazhi “Pasqyra” është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, gjë që e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë, e Plazhi Kaputaş në Turqi, që përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtetë të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”.

Vitet e fundit, turizmi është shndërruar në sektorin kryesor të ekonomisë në vendin tonë dhe media prestigjioze ndërkombëtare i rendisi disa nga plazhet dhe natyrën shqiptare, si ndër më të mirat në Europë dhe Botë.

Turistët e huaj kanë nisur të vërshojnë që në janar. Statistikat tregojnë se vendi u vizitua nga 6.3 milionë të huaj në periudhën janar-korrik, nga 5.1 milionë të huaj që e vizituan atë në të njëjtën periudhë të 2023-shit, ose mbi 1 mln vizitorë më shumë.

të fundit

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Manza është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e…

45 seconds ago

Live me Luizin”/ Fero rrëfen takimin me të bijën pas dy vitesh: E putha në ballë dhe u frikësova se mos më kishte harruar

Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e…

1 minute ago

Gjykata i jep Olivier Martinezit kujdestarinë fizike të djalit; Halle Berry nuk mund ta mbajë natën për momentin

Aktori Olivier Martinez ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, aktores Halle Berry, për kujdestarinë e…

2 minutes ago

Liverpool përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Federico Valverden

Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…

9 minutes ago

VIDEO/ Zjarr i madh në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, flakët lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…

14 minutes ago

Mucunski dhe Klein konfirmojnë thellimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetjen për rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

14 minutes ago