Edy Reja ka folur pas fitores së madhe të Shqipërisë përballë Hungarisë në “Puskas Arena” në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022.
Tekniku italian për RTSH u shpreh së ky ekip tashmë ka një mentalitet tjetër dhe e sulmon kundërshtarin.
Nuk ishim shumë mirë teknikisht ndoshta. Gjithsesi luanim ndaj një skuadre të fortë, të organizuar dhe nuk është e lehtë. Jam i kënaqur, pasi të fitosh këtu nuk është e lehtë. Pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe patëm disa raste”.
“Patëm disa raste, tre të pastra për gol dhe nuk duhet të vuanim kaq shumë. Doja lojtarë teknikë në kontrollin e topit. Doja lojtarët që të bënin presing në sulm. Cikalleshi e Uzuni e bënë këtë, sikurse edhe mesfushorët.
Ndeshjen e bëmë ne, ka ndryshuar mentaliteti dhe e sulmojmë kundërshtarin. Kur jemi mirë fizikisht dhe teknikisht ia dalim. Kishim tre raste dhe duhet të shënonim dhe ta mbyllnim ndeshjen”.
“Kjo është një skuadër që besontani, ka pjekuri. Tani duhet të punojmë dhe të luftojmë për njëri-tjetrin. Kemi humbur ndaj Polonisë dhe Anglisë, gjë që të ndodh. Nuk duhet të fluturojmë, por të punojmë dhe të ecim përpara. Jemi ekip që mund të konkretizojmë dhe të krijojmë raste. Jemi gati për të bërë hapa të mëdha për rezultate”, përfundoi Reja. /albeu.com
Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit…
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.…
Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe…
Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.…
Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona…