Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka raportuar këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë për punën e institucionit që ai drejton.
Ai tha se KLSH ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në Prokurori. Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu tha se koordinimi i institucioneve për të parandaluar një dëm të mundshëm të buxhetit të shtetit është më i domosdoshëm se ndëshkimi i atyre që e kryejnë dëmin.
“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete.
Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare.
Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale. Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave”, tha ai.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…