shqiperi

Rama tregon hapat që do të ndjekë PS për presidentin: Meta në opozitë? Aty ka qenë gjithmonë

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës plenare dhe raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit që nuk zgjati më shumë se 3 minuta është ndalu të flasë për mediat jashtë Kuvendit.

Rama zbuloi hapat që do të ndjekë PS, duke u shprehur se nëse nuk do të ketë emra nga opozita as në raundin e tretë do të mblidhet kryesia e partisë për të bërë diskutime kontrete.

Sa i përket formulës së Alibeajt, kryeministri u shpreh totalisht kundër.

Ne jemi në një fazë shumë të avancuar dialogu dhe bashkëpunimi me fqinjët. Ne do ia dalim të realizojmë atë që kemi qëllim duke trajtuar me respekt. Merren me profilin ata që nuk duan të merren me zgjidhjen. Zgjidhja është një njeri që përmbush detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë nga kthetrat e të shkuarës.

Nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah.

Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.

Presidenti Meta nuk ka qenë asnjëherë asgjë tjetër përveçse pjesë e opozitës. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama

të fundit

‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…

7 minutes ago

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…

26 minutes ago

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së…

48 minutes ago

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…

2 hours ago

Meta kërkon lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar…

2 hours ago

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

2 hours ago