Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i është drejtuar opozitës dhe Sali Berishës duke i akuzuar se ata kapen me çdo punë të qeverisë, qoftë edhe kjo e mirë apo e keqe.
“I latë demokratët rrugëve s’dinë kujt t’i shkojnë mbrapa, minimi i demokracisë së ShBA është një gjë shumë e gabuar,” ka thënë ndër të tjera Rama.
“Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është një dallim themelor, shumë i rëndësishëm, aty ndahen shumë gjëra po të shikosh me çfarë ndodhi deri dje e çfarë ndodh sot. Jo çdo gjë që është bërë hyn në kategorinë e së bukurës, jo se sot nuk ndërtohen gjëra të shëmtuara, por ama kur flisni për gjëra konkrete siç është Butrinti merrni në konsideratë, që ishit ju që kthyet pronat private nëpër zonat e mbrojtura.
Pse se votoni Butrinit, aaa e keni me investitorët, e keni me Michael Granof që i dhatë nënshtetësi, që e bëtë kumbar të vajzës, ju se keni me asnjërin por vetëm me vetëm dhe kapeni pas çdo gjëje dhe i bini asaj kënge që i keni rënë gjithë jetën, shembeni PD si teatrin, lërini edhe një aleancë teatrit, i latë demokratët rrugëve s’dinë kujt t’i shkojnë mbrapa, minimi i demokracisë së ShBA është një gjë shumë e gabuar,” është shprehur Rama./albeu.com
Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së…
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…
Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…