shqiperi

Rama në Shkodër: Numri i 10 milionë turistëve të vitit të shkuar do të rritet në mënyrë të ndjeshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për mediat nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, qeveria do të financojë, së bashku me BB, 50 milionë euro për një program të madh të digjitalizimit të shërbimeve në bashki.

“Kemi folur për një program të madh të digjitalizimit të shërbimeve ne bashki ku do të financojmë rreth 50 milionë euro në bashkëpunim me Bankën Botërore”, tha Rama

Të lidhura

None found

“Jemi fokusuar në mënyrë të posaçme tek sezoni turistik, shifrat e dy muajve të parë janë përtej çdo parashikimi përsëri dhe nëse trendi do të vazhdojë kështu, edhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë kështu, atëherë numri i 10 milionë turistëve të vitit të shkuar do të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme, çka për bashkitë dhe për vendin tonë do të thotë një rritje shumë e ndjeshme e volumit të mbetjeve që duhen pastruar dhe që duhen trajtuar për të marrë vetëm njërin nga aspektet por që është një nga aspektet që lidhet drejtpërdrejt me punën e bashkive”, theksoi Rama.

“Nga ana tjetër”, shtoi Rama, “kemi diskutuar edhe për kalendarin e ri kulturor dhe artistik të këtij sezoni që do të jetë më i pasur dhe kemi dëgjuar në të njëjtën kohë gjatë gjithë ditës edhe në tryeza të veçanta, të gjitha opinionet dhe sugjerimet e kryetarëve të bashkive për çështje si këto që thashë apo edhe për çështje më specifike për zona të caktuara apo për bashki të caktuara”.

“Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë ringjallja e aseteve të vjetra; shkolla të vjetra, godina të braktisura, qendrash të kahershme shëndetësore, repartesh ushtarake të mbetura nëpër zona të caktuara që s’kanë më asnjë përdorim për t’i futur në ekonomi, për t’i futur në punë përmes projekteve të pushtetit vendor”, tu shpreh Rama.

të fundit

Ramadani criticizes spending on electricity imports: A power plant could have been built for 1 billion euros

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…

3 minutes ago

APK to present 2026–2030 strategic development framework on Monday

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…

3 minutes ago

Quorum lacking for resolution proposed by PDK lawmaker

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…

3 minutes ago

10 drivers arrested for reckless driving, seven of them without having passed a driving test

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…

3 minutes ago

European Parliament study on Albania: progress in EU negotiations, but concerns over corruption and political polarization

Shqipëria konsiderohet një nga dy vendet pararojë të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit europian, por përshpejtimi i negociatave me…

4 minutes ago

24-hour strike in Milan and Venice expected to disrupt public transport

Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e…

4 minutes ago