shqiperi

Rama në Pogradec: Vota nuk është një çështje zemre, me mendje të fjetur për të mos parë dhe kuptuar kush vlen më shumë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Kreu i qeverisë deklaroi nga qyteti liqenor, se Shqipëria sot është në një fazë tjetër progresi.

Duke risjellë sërish në vëmendje ndryshimet në qytetin e Shkodrës pasi drejtimin e Bashkisë e morën socialistët, ai u shpreh se vota nuk është biletë për stadium ku bën tifo për skuadrën e zemrës, por të të kuptuarit se kush vlen më shumë.

“Sot Shqipëria ka hapur një portë të re. Është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj. Ky progres kërkon fuqi për të vazhduar më tej për të qenë më i thellë dhe i shpejtë. Ndaj na duhet të fuqizojmë PS-së dhe që të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale. Shumë të dhëna të zgjedhjeve të fundet na i konfirmojnë këtë gjë. Ashtu dhe mënyra se si gjërat po zhvillohen, janë synime për t’i dhënë njerëzve përtej kufijve partiakë. Pra tu japim edhe tyre që kemi në të njëjtën lagje, godinë ku hetojmë që të përfshihen në PS. Kudo që kjo ka ndodhur ka qenë në të mirën e komunitetit.

Shembujt janë kuptimplotë, si Shkodra. Me ndryshimin e kahjes së mbështetjes po ndryshon vendi i tyre. Vota nuk është biletë për stadium, për të bërë tifozllëk për skuadrën e zemrës. Vota nuk është një çështje zemre, me mendje të fjetur për të mos parë dhe kuptuar racionalisht kush vlen më shumë”, tha Rama.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

2 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago