shqiperi

Rama në Korçë: Faleminderit që nuk votuat hijet e së shkuarës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë, në kuadër të turit të falenderimeve në Korçë, pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ka një falënderim për të gjitëh ata qytetarë që nuk kanë votuar, pasi ata braktisën hijet e së shkuarës, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Të lidhura

None found

“Njerëzit janë të pakënaqur me ne, kjo është e vërteta. Kanë pritshmëri të larat ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjërat për të cilat kanë nevoje, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetën përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm. S’ka lidhje kjo votë me të gjitha këto. Kjo votë ka lidhje se njerëzit duan të mendojnë dhe duan nga ne që të mendojmë gjithmonë e më shumë për ata si qytetarë dhe jo ata të mendojnë si tifozë partish dhe ne ti ndajmë në të tanët, majtas, djathtas.

Dua të falënderoj ata që s’kanë dal në votim, ua kemi kërkuar këtë gjë. Duke bërë ata që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën vetëm për të na kthyer mbrapa. Në kushtet e kësaj pritshmërie të madhe, çfarë behët. Si kthehet ky borxh.

Ka një gjë që mund të përmbushet 100%, është vetëm në dorën tonë këtu. Kjo është njerzillëku me të gjithë anëtarët e një komuniteti, me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo familje që ka nevojë për këtë shtet, njerzillëku me çdo sipërmarrje, çdo grup interesi, që është dhe duhet të jetë për mua pika e parë e programit qeverisës të çdo kryetari bashkie të dalë nga vota e 14 majit. Në këtë pikë kemi deficite kudo, në nivelin qendror, vendor. Këtu ua kërkoj me forcë të gjithëve. Që ta kuptojnë dh eta vënë në jetë. Të krijojnë mekanizma që të gjithë njerëzit të ndihen të dëgjuar, të respektuar. Pastaj zgjidhet apo jo një hall apo problem tjetër kjo varet nga mundësitë. Pavarësisht nëse nuk ma zgjidh hallin, të paktën ma qaj thotë populli ynë”, tha Rama./albeu.com

të fundit

Mbappe komenton triumfin e Francës dhe minimizon duelin me Messin për rekordet në Kupën e Botës

Sulmuesi i Franca, Kylian Mbappe, ka folur pas fitores së thellë 3-0 ndaj Suedia në raundin e 1/16-ave të Kupës…

5 minutes ago

Pochettino paralajmëron SHBA-në para Bosnjës: Ta trajtojmë si një finale të Kupës së Botës

Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij para…

23 minutes ago

Meksika triumfon 2-0 ndaj Ekuadorit dhe kalon në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultat 2-0 Ekuadori në…

59 minutes ago

Mohamed Salah i rikthehet stërvitjes me Egjiptin, shtohen gjasat për ndeshjen ndaj Australisë

Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…

1 hour ago

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

2 hours ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

4 hours ago