shqiperi

Rama në Durrës: Progresi që është bërë nuk është një progres i përmbyllur, por duhet të vazhdojë

Kryeministri Edi Rama, gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot takime me organizatat socialiste në Durrës, ku vazhduan anëtarësimet e reja, si pjesë e procesit të rienergjizimit të PS-së. Në takim, Rama inkurajoi organizatat socialiste të jenë edhe më ambicioze dhe të synojnë rritjen e rezultateve në çdo qendër votimi.

Rama u shpreh se “në këtë fazë të zhvillimit, Partia Socialiste ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme për mënyrën sesi ecën gjithë vendi jonë”.

Të lidhura

None found

“Ju jeni këtu në zemër të industrisë së turizmit dhe ju e shihni vetë se çfarë lloj rritje ka në këtë aspekt dhe sigurisht që nga kjo përfitojnë të gjithë.

Në aspektin e ekonomisë familjare përfiton kush ka këtë lokalin, përfiton ai që ka lokalin tjetër, përfiton ai që ka hotelin, përfiton ai që jep shtëpinë me qira etj, etj.

Pra, nuk është se erdhën vjet 10 milionë, do vinë këtë vit të shohim po besoj goxha më tepër, nuk është kështu”, tha Rama.

Sipas tij, “progresi që është bërë nuk është një progres i përmbyllur, por duhet të vazhdojë”.

Rama u shpreh shumë optimist për Durrësin, edhe për qarkun, sepse investimet kanë dhënë dhe do japin në vijimësi impakt pozitiv.

“Ne kemi disa projekte që po bëjmë, kemi të tjera projekte që do t’i zhvillojmë, por nga ana tjetër edhe investimet private në turizëm. E shoh nga kërkesat, jo vetëm që po shtohen, por janë shumë cilësore sepse është shumë e nevojshme të rrisim ofertën turistike me struktura mikpriteje që sjellin klientë që paguajnë më shumë”, tha ai.

Rama theksoi se turizmi është një industri që sjell të ardhura zinxhir, sepse vë në lëvizje gjithë zinxhirin që nga ata që prodhojnë ushqim, tek ata që garantojnë shërbimet, punësim, etj, etj.

“Jam shumë optimist, plus me projektet e mëdha që nga hekurudha tek porti i ri që tani është në fazën finale dhe do të hidhet në garën ndërkombëtare dhe do të fillojë ndërtimi i portit në Porto-Romano, tek porti turistik ku vazhdon puna.

Pastaj nuk diskutohet pjesa e vazhdimit të projekteve që janë më komunitare.

Kemi njëkohësisht projektin e plazhit që do ta vazhdojmë se përveç asaj hapësirës, segmentit pedonal, kemi edhe zgjerimin e brezit të rërës që do të sjellë një frymëmarrje dhe një hapësirë shumë të këndshme për pushuesit”, tha Rama.

të fundit

Në Dragash vihet në pranga edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga…

1 second ago

Fenerbahce konfirmon dëmtimin e Vedat Muriqit, sulmuesi i Kosovës pritet të mungojë kundër Gornik Zabrzes

Fenerbahce, e cila po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në kampin stërvitor në Topuk Yaylasi, ka marrë një tjetër…

7 seconds ago

Debat në Kuvend mes Bidos dhe Muçit për shkollën “Koto Hoxhi”: “Je fëmijë oligarku” dhe “Nëse ka shkelje, njoftoni organet kompetente”

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua sërish me përplasje, këtë herë mes deputetit të PS-së, Ardit Bido, dhe deputetit të…

5 minutes ago

VIDEO/ Policia shtyn me forcë protestuesit për t’i hapur rrugë Albana Koçiut, qytetarët godasin me vezë makinën e ministres

Ditën e sotme, situata është tensionuar para Parlamentit gjatë protestës, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.…

10 minutes ago

Vuçiq paralajmëron shtim të raketave kineze dhe blerje avionësh luftarakë, Rexhepi ngre alarmin për pasojat në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe…

11 minutes ago

Real Madridi mendon ta dërgojë Mastantuonon në huazim, Real Sociedad, Villarreal dhe River Plate në garë për argjentinasin

Real Madridi po planifikon ta huazojë menjëherë sulmuesin anësor argjentinas Franco Mastantuono në këtë afat kalimtar veror, me synimin që…

18 minutes ago