shqiperi

Rama flet sërish për ndërtimet pa leje: Ngrehina që janë rezultat i një zinxhiri drejtues që funksionon për të dobëtit, por jo për të forti

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e sotme për shtyp, ka folur sërish për ndërtimet pa leje, të cilët i cilëson ngrehina që janë rezultat i drejtuesve që ligjin e zbatojnë për të dobëtit, por jo për të fortët.

“Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju ma ha mendja po e ndjekin një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem si rezultat I domosdoshmërisë për të shkruar edhe kapitullin e  fundit të një lufte të gjatë për kontrollin e territorit në funksion të ndalimit të plotë të ndërtimit pa leje, me qëllim fitimi, nga lejet e ndërtimit. Debati  i ushqyer me urrejtje dhe mllef, është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë. Si ka mundësi që ju i patë vetëm tani? Ku i kishit sytë? Madje deri në pikën ku më drejtohen dhe ua personalisht si nuk e pe ti? Ky debat. Për këtë temë, ka një natyre që lidhet me konkretësinë që lidhet me ngrehinat e larta nëpër qytete, por lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren, me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe korrupsionin, me zbatimin e detyrave dhe ryshfetin. Dhe beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shett ndërtimi, është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që veprojnë pa qenë në varësi të subjekteve të vençanta. Ne kemi kaluar 95% të shërbimeve në portalin e-Albania, duke iu dhënë  mundësi të mos kenë kontakte me asnjë person. Në vend të radhëve dhe kohëve të harxhuara pafund, njerëzit sot janë të çliruar sepse kanë një rrugë komplet të hapur mes tyre dhe nevojës për të marrë shërbimin përkatës. Në terren kemi një problematike, që sot vazhdon rëndom të shqetësojë biznese dhe qytetarë, që është ryshfeti. Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit si duhet të një zinxhiri drejtues që hallkën kryesore ka drejtësinë, që funksionon për të dobëtit, por jo për të fortit”, tha Rama.

Të lidhura

None found

 

të fundit

Tokio rrit investimet ushtarake në 55.6 miliardë dollarë për dronë, raketa dhe inteligjencë artificiale

Japonia planifikon të investojë fuqishëm në dronë sulmues, inteligjencë artificiale dhe raketa me rreze të gjatë, si pjesë e përshtatjes…

4 minutes ago

Nisin shpërthimet e kontrolluara në Nepal, dyshohet se 933 punëtorë janë bllokuar në tunelet e hidrocentralit

Autoritetet nepaleze kanë nisur operacione me shpërthime të kontrolluara në shpatet e kodrave, në përpjekje për të arritur te qindra…

4 minutes ago

Karburantet me çmime të reja nga 1 shtatori: dizeli dhe mazuti pësojnë ulje

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

4 minutes ago

Mungesa e Himnit Kombëtar Shqiptar, Pusteci ndërpret bashkëpunimin me OBRM-PDUKM Shqipëri

Komuna e Pustecit do të ndërpresë çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri, pas incidentit të ndodhur më 20 gusht…

5 minutes ago

LVV synon marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet e reja

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, është shprehur optimist për arritjen e një zgjidhje për çështjen e presidentit. Durimishi tha…

7 minutes ago

LVV-ja dhe PDK-ja përplasen për ulësen e dhjetë në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur kërkesë që në Komisionin Qendror Zgjedhor të ketë edhe përfaqësuesin e saj të tretë. Hysen Durmishi,…

18 minutes ago