Që prej 1 janarit të vitit 2025 prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të realizohet nga shteti. Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i jep fund koncesionit për prodhimin e pullave fiskale në Shqipëri.
Kontrata e nënshkruar midis kompanisë private “Sicpa Security Solutions” përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024. Pas përfundimit të të afatit prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale do të kryhet nga një person i autorizuar nga Këshilli i Ministrave. Sa i përket procedurës së porositjes së pullave fiskale, ajo mbetet e njëjtë, por pagesat e çmimeve të pullave fiskale dhe kostove të dërgesave do ti paguhen personit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.
None found
Kontrata mes Ministrisë e Financave dhe kompanisë private u miratua në 2011 në kohën kur në pushtet ishin demokratët dhe përfundonte në 2022. Kjo kontrate u shty me 2 vite pasi kompania pretendonte se nuk ishin zbatuar kushtet e vendosura në kontratë pasi nuk ishte realizuar komponenti i vendosjes së pullave fiskale te barnat.
Pullat vendosen në produktet e akcizës, si cigare, birrë, barna dhe alkool në momentin e hedhjes për konsum.
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…