shqiperi

Qëndresa Qytetare në protestë: Thirrje ministres Manastirliu të pezullojë rektorin dhe zgjedhjet deri në shqyrtimin e plagjiaturës

Dhjetëra qytetarë, student, pedagogë dhe përfaqësues të Qëndresës Qytetarë protestuan para Rektoratit të Universitetit të Tiranës, për heshtjen e institucioneve ndaj akuzave për plagjiaturë ndaj Rektorit të UT Artan Hoxha si dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha.

Me pankarta në duar ata i kërkuan Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut pezullim të Rektorit Hoxha si dhe të zgjedhjeve deri në shqyrtimin e plagjiaturës.

Qëndresa Qytetare në nisje të procesit zgjedhor shprehu shqetësimin se 90% e universiteteve në Tiranë  dhe 50% e fakulteteve të UT kanë 1 kandidat në këto zgjedhje, duke reflektuar mungesën e hapësirës për alternativat dhe kapjen e universitetit.

Prej një javë është bërë publik një fakt skandaloz, ai i plagjiaturës së doktoraturës së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha ,fakte të cilat tregojnë se  në Universitetin e Tiranës është vrarë meritokracia në emër të nepotizmit dhe vjedhjes, u shpreh aktivisti i Qëndresës Migen Qiraxhi.

Ky fakt publik në media dhe i denoncuar në organet kompetente do duhej të kishte tronditur Ministrinë e Arsimit, Parlamentin, Akademinë e Shkencave, grupet e interesi dhe shoqërinë, pasi po flasim për një institucion arsimor që prodhon elitat e këtij vendi, e kur rektori e pranon plagjiaturën sot, kush do t’u kërkojë llogari studentëve të tij për plagjiaturë nesër?

Përballë këtij realiteti që ka bërë që Universiteti i Tiranës pavarësisht kapaciteteve akademike në çdo rankim ndërkombëtar të renditet i fundit në Europë sa i përket cilësisë, Qëndresa Qytetare bëri publike kërkesat e saj:

-Qëndresa Qytetare i kërkon shqyrtimin me urgjencë Këshillit të Etikës të plagjiaturave të doktoraturës së Rektorit Artan Hoxha dhe Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë Dorina Hoxha.

– Qëndresa Qytetare i kërkon Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, të pezullojë Rektorin Hoxha dhe procesin zgjedhor deri në shqyrtimin e plotë të denoncimit të plagjiaturës.

-Qëndresa Qytetare i kërkon Rektorit Artan Hoxha dorëheqje nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës dhe një ndjesë publike nga ndaj pedagogëve, studentëve dhe publikut.

-Qëndresa Qytetare i kërkon Komisionit Institucional Zgjedhor anulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës dhe hapjen e garës me proces vlerësimi ligjor të titujve akademik apo kontroll antiplagjiaturë për kandidatë në universitete.

-Kërkesa e fundit e Qëndresës Qytetare i drejtohet pedagogëve dhe arsimtarëve, ku u kërkojmë të distancohen nga vjedhja intelektuale dhe financiare e drejtuesve të Universitetit dhe të ngrenë zërin për çdo padrejtësi dhe abuzim.

Nuk kanë për te ardhur ditë më të vështira për vendin kur universitetet ndodhen të fundit në Europë dhe drejtuesit bëjnë sikur asnjë gjë nuk ka ndodhur, përmbyllën përfaqësuesit e Qëndresës.

Qëndresa Qytetare ashtu sikurse ka ngritur zërin kundër përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjet në Universitet do vijojë të ngrejë zërin deri në çlirimin e Universitetit nga akademikët me plagjiaturë dhe jomeritorë.

të fundit

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur…

2 minutes ago

Tragjedia në Sarandë/ Dy motrat u morën leje prindërve për të pirë kafe dhe kërkuan të merrnin vëllain e vogël, gjyshja i paralajmëroi të mos dilnin: Kam parë ëndërr të keqe

Familja Dhimaku në Delvinë ka hapur sot dyert e mortit pasi dy motrat Elvisa dhe Rozina, përkatësisht 22 dhe 20…

16 minutes ago

Shefi i ushtrisë izraelite – Netanyahut: Ekziston një marrëveshje në tryezë për pengjet, duhet ta pranojmë

Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir ka rritur tonin e paralajmërimeve të tij në lidhje me planin për të marrë…

22 minutes ago

Olta Gixhari shkëlqen në Madrid: Aktorja shqiptare tërheq vëmendjen me paraqitjet plot stil në kryeqytetin spanjoll

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga qëndrimi në Madrid, ku duket…

35 minutes ago

Hiqej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënoi inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi shtirej si shofer i kancelares së SPAK dhe duke…

49 minutes ago

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…

1 hour ago