shqiperi

EMRAT/ “Benzi” plot me municion luftarakë dhe armë, në pranga katër persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi janë kapur duke qarkulluar të armatosur në një automjet.

Uniformat blu bëjnë me dije se policia ka ndaluar në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” një makin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet edhe një shpatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

Të arrestuarit janë shtetasit, Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana, të katër banues në Durrës.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Bridge”.

Qarkullonin të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. V., 35 vjeç, A. V., 42 vjeç, F. Rr., 35 vjeç, dhe B. Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës.

Në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/

të fundit

Halilaj: Vjosa Osmani pësoi humbje edhe në përballjen juridike

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani, përveç humbjes…

3 minutes ago

Rrezikuan pushuesit në bregdet, dy gomone sekuestrohen / Drejtuesit gjobiten me më shumë se 1 milion lekë

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të konsiderueshme dhe u janë bllokuar gomonet, pasi u konstatuan duke lundruar…

5 minutes ago

PRA publishes new list, total debt exceeds 13 billion denars

Drejtoria e të Ardhurave Publike (UJP) ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 07/2026, në të cilën figurojnë gjithsej 5.156 persona…

11 minutes ago

Kostadinovski: I See Criticism of the Constitutional Court as Recognition of Our Work

“Sulmet nga politikanët dhe disa organe shtetërore kundër Gjykatës Kushtetuese i konsideroj si një kompliment për punën e saj”, tha…

11 minutes ago

Osmani after meeting at LDK: I stand behind Ilir Ferati’s statement on the latest situation

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të deklarohet për zhvillimet brenda LDK-së, duke thënë se e mbështet në…

11 minutes ago

Zejnullah Gashi Decreed by Albulena Haxhiu as Chief State Prosecutor

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka dekretuar Zejnullah Gashin si Kryeprokuror të ri të…

11 minutes ago