shqiperi

Pushimet e Melonit në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: Ushqimi që pëlqeu dhe përshtypjet për Shqipërinë

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, duke folur për “TiranaNews” në “Vendi im” për prioritet dhe investimet strategjike në këtë qytet, u ndal edhe te vizita disaditore e kryeminstres italiane, Giorgia Meloni në Shqipëri përgjatë muajit gusht.

Dredha u shpreh se Meloni nuk u impresionua vetëm nga bregdeti, por edhe nga cilësia e ushqimit dhe mikpritja.

“Në fakt, përveç faktit që ajo ka ardhur me një ftesë të Kryeministrit dhe ka zgjedhur jo pa qëllim Shqipërinë sepse kishte dëgjuar kaq shumë për vendin tonë të bukur. Mirëpo, krenaria është që zgjodhi Vlorën, qytetin tonë. Përshtypjet kanë qenë nga më të mirat, që nga pjesa e ushqimit, e gjithë bukuria natyrore që ne kemi, e cila nuk përfshin vetëm detin, diamanti që ne e kemi gjithë kohës prezent, por ne kemi edhe një bukur tjetër që na rrethon, të cilat janë fshatrat mbreslënëse, cilësia e ushqimit dhe mikëpritja e njerëzve.”

I pyetur rreth përzgjedhjes së menusë, kryebashkiaku ndau disa detaje:

“Nuk ka patur një menu të zgjedhur. Menduam më shumë qe menuja të ishte e orientuar nga ajo tradicionale. Mishi i qingjit, sado që ne kemi det, dihet që pjesa e Vlorës është më shumë e frekuentuar të pjesa e konsumit të qingjit. Është gatuar në mënyrë të tillë siç ne e bëjmë tradicionalisht dhe patjetër dhe shumë gatime të tjera të kësaj zone. Morëm përshtypjet më të mirat jo vetëm nga znj.Meloni, por nga të gjithë ata familjarë që e shoqëronin përgjatë pushimeve.”

të fundit

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, ja thirrja nga ministrja e Arsimit

Këtë të hënë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë…

10 minutes ago

Rama për gjyqtarët: Duan rritje rroge deri në 3000 euro, absurditet, shpresoj që “Kushtetuesja” mos t’i lerë këtë njollë turpi Shqipërisë

Këtë të hënë, në një video live në "Facebook", kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me një…

23 minutes ago

Mbeti i plagosur në Lezhë/ Ky është 30-vjeçari Sokol Daci, është transportuar në Spitalin e Traumës

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Sokol Daci, i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria…

52 minutes ago

FMN: Shqipëria e 85-ta në botë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse, nga fundi i Europës

Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më…

1 hour ago

Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic, zbardhet dëshmia

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë.…

2 hours ago

Këmbimi valutor 2 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

2 hours ago