shqiperi

Pse pranoi paktin me PS, Alibeaj: Besuam se do të kishim një proces rregullash, do shkoj në konferencën e kryetarëve   

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se pse pranoi që opozita të bëntë një marrëveshje me PS për zgjedhjen e presidentit, e cila më pas dështoi.

Alibeaj u shpreh se ata besuan se do të kishin një proces të rrugullt.

Ne mund të kishim të drejtë të thoshim; presidentin e duam ne. Ne ofruam këto rregulla, sipas të cilit ne propozojmë. Ai që do jetë president/presidente të marrë në dorë fatin politik. Një president i gjithë pranuar mbi palët, që qëndron mbi palët, duhet. Një nen garantues, jo lojë shahu që thotë na e ofro me 20 firma. Mund t’ju duket romantike kjo.

Ky do të duhet të jetë modeli se si presidenti duhet të jetë normal, jo produkt i kulisave, por që i qëndron të dyja palëve. Procesi i zgjedhjes së presidentit ë republikës nuk është eksperiment. Kanë 8 vite shqiptarët, e dinë se ça është. Kanë rrëmbyer gjithçka.  Ne besuam të kishim një proces rregullash, pastaj emra. Po ç’ti bëj unë këtyre njerëzve që dinë vetëm të hanë fjalët?! Ne kemi detyrë të kontribuojmë për të nxjerrë presidentin, ne e dimë që në raundin 4 dhe 5 i ka votat. Fatkeqësisht sipas formulës së 2008 edhe një vjedhjes zgjedhjesh mund ta zgjedhë presidentin. Mjeti ynë i vetëm është ti qëndrojmë rregullave.

Vendimi i grupit ishte që procedura të zbatohet në 3 raundet e para. Edhe nesër do shkojmë e do i them a i qëndron dokumentit, për të cilin thatë para pak ditësh që ishit dakord”, tha Alibeaj./albeu.com

të fundit

‘Dy ditë e netë të vështira nga zjarret, flakët po vihen nën kontroll”, Rama thirrje banorëve: Tregohuni të kujdesshëm

Kryeministri Edi Rama tha sot se fatmirësisht zjarret po vihen nën kontroll, ndërkohë që vazhdon puna për shuarjen e tyre…

7 minutes ago

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

Avokatët e Ilir Metës kanë braktisur seancën në GJKKO teksa togat e zeza kanë marrë vendim lidhur me ish-Presidentin. GJKKO…

26 minutes ago

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuim për banorët e 3 zonave, për shkak të përhapjes së…

48 minutes ago

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…

2 hours ago

Meta kërkon lirimin nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

GJKKO do të shqyrtojë sot, më 13 Gusht, në orën 10:00 kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar…

2 hours ago

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

2 hours ago