Hetimet e SPAK-ut dhe arrestimi i drejtorëve të bashkisë Tiranë disa ditë më parë, po përpiqet të kalohet në heshtje nga shumica e mediave. CNA po sjell të tjera detaje sot në lidhje me këtë dosje.
Sipas hetimeve të bëra nga SPAK-u, në dokumentacionet e mbledhura rezulton se janë të përfshira dhe disa kompani të tjera dhe drejtorë të tjerë të administratës së bashkisë. Mesa duket, SPAK ka ndarë dosjet dhe hetimet vazhdojnë.
CNA ka mësuar nga burime zyrtare se janë disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët kanë bërë blerje, shitblerje apo dhënie punësh, nënkontraktime, tendera apo përfshirje në KVO.
Pra, nuk janë thjeshtë dhe vetëm Mariglen Qato, Redi Molla apo Taulant Tusha, por edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës të fshihen pas këtyre aferave.
“Të gjitha të PD kot janë” Punonjëset e kompanisë “5D” u tallën më denoncimin e Këlliçit: Le të bëj gam-gam kot
Disa prej tyre janë nën hetim, por me dosje të veçanta, sepse hap pas hapi SPAK-u ka mundur të zbulojë një skemë të madhe kriminale korrupsioni në Bashkinë e Tiranës.
CNA ka mësuar se paralel me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, ekspertët e opozitës pritet të sjellin publikisht emra drejtuesish dhe kompani konkrete të përfshira në korrupsion në Bashkinë e Tiranës dhe ndërkohë që do të bëhet denoncimi publik, pritet të ketë edhe kallëzime në SPAK.
Një nga informacionet, tashmë i konfirmuar, është se ekspertët kanë thelluar hetimet e tyre, duke bërë një dosje voluminoze për disa kompani të tjera, të përfshira direkt apo indirekt me kontraktime dhe nënkontraktime me drejtues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë qenë aksionerë, apo kanë futur familjarët e tyre dhe janë përfshirë në komisionet e dhënies së tenderave ndaj këtyre kompanive./CNA
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…