shqiperi

“Prisja të më gjuanin me karrige”, tifozja shqiptare që shpalosi flamurin në Katar rrëfen emocionet (VIDEO)

Ndeshja Zvicër – Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv.

Përpos asaj që ndodhi në fushën e blertë, ngjarje të jashtëzakonshme ndodhën edhe në shkallët e stadiumit. Një video e një tifozeje shqiptare u bë virale në rrjet. Ajo teksa ishte duke lëvizuar mes tifozave serbë bënte simbolin e shqiponjës pa iu dridhur qërpiku.

Të lidhura

None found

Anila Mahalla ka treguar së fundmi në një intervistë emocionet e shumta që i fali ajo ndeshje ku u bë edhe kryefjalë e saj.
Ajo tregon se si e fshehu flamurin e Kosovës i cili nuk lejohej nga sigurimi të hynte në stadium.

Kur Shaqiri shënoi golin e parë ndaj Serbisë ishte momenti kur tifozja nuk i mbajti dot emocionet dhe shpalosi flamurin e Kosovës në stadium.

“Ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur. Kur pash anash kisha gjithë fansat serb. Ata përdorën fjalë ofenduese ndaj meje dhe e thirrën sigurimin për të ma marrë flamurin, atyre iu thash që nuk ka shanse që ta merrni flamurin. Ata nuk u ndalshin (duke kërkuar) prej meje që unë të largohem prej pjesës ku isha”, thotë Mahalla për Klankosova.

Ajo më tej tha se nuk është ndier e frikësuar për asnjë moment. Madje ajo tha se “pa menduar dy herë kisha vdekur duke e bërë shqiponjën, por me u frikësu, asnjëherë”.

“Erdhi goli i dytë dhe unë po e nxjerr flamurin dhe po festoj, dhe ata erdhën dhe më larguan pasi sipas tyre krijoja situata tensioni në stadium. Unë iu thash që flamurin s’mund ta merrni”, tha Mahalla.

Tifozja e flaktë tha se në këtë moment vendosi të largohej nga ajo pjesë, ku tha se ka pritur që të sulmohet nga tifozët serbë.

“Vendosa të largohesha nga ajo pjesë. Në atë moment kam pritur që dikush të vijë të më sulmoj, të më gjuajnë me shishe a me karrige, por jam çuar dhe kam vazhduar ta bëj rrugën time dhe ta bëj shqiponjën”, tha Mahalla.
Tifozja më e famshme në këtë ndeshje, tha se ka marrë shumë mesazhe ofenduese pas lojës, teksa tregoi se ajo është rritur nga një familje patriotike në qytetin e Ferizajt.

“Jetoj në Katar që tri vite, jam nga Ferizaj. Unë jam rritë në një familje patriotike, ku gjyshi im ka qenë ish i burgosur politik në Jugosllavi dhe jam rritë në frymën e flamurit”, deklaroi Anila Mahalla.

të fundit

Kryeministri Rama: Do dyfishohen pensionet, ja kur hyn në fuqi ligji

Këtë të mërkurë, gjatë konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama, ka komentuar protestën studentore dhe aktet e dhunës të regjistruara…

6 minutes ago

Katër të ndaluar për grabitje me pasojë vdekjen e dy personave në Hrom dhe Gjorçe Petrov

MPB njofton se kanë ndaluar katër persona të cilët dyshohen se gjatë vjedhjes në Gjorçe Petrov dhe Hrom kanë shkaktuar…

9 minutes ago

Charles III congratulates Justina Shiroka-Pula on her election as president

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III,…

13 minutes ago

Debate between AAK and VV over KPA properties: “You were the ones who sold land for €2 per are

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar raportin financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025. Gjatë raportimit, kryesuesi i…

14 minutes ago

Deliu seeks explanations from the KPC: “Where else could Arlinda have asked for help?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur…

14 minutes ago

Appeals court postpones review of Valmir Breznica murder case; Arsim Syla sentenced to 22 years in prison

Gjykata e Apelit e ka shtyrë seancën e 28 tetorit ndaj Arsim Sylës, i dënuar me 22 vjet burgim për…

15 minutes ago