shqiperi

“Prindërit kishin kursyer 1 vit për atletet e mia”, Alketa Vejsiu tregon një nga momentet më të trishta të fëmijërisë

Moderatorja Alketa Vejsiu ka rrëfyer një ndër momentet më të trishta të jetës së saj.

Moderatorja tregoi se ka qenë shumë e gëzuar kur prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze.

Vejsiu tregon pas larjes, këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje. Moderatorja rrëfen se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën. Ajo tregoi se ky ka qenë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj, por pastaj ka kuptuar që edhe të mos kesh atletet mund t’i bësh gjërat që do duke dhënë kështu një mesazh mjaft motivues dhe domethënës për të gjithë.

Ajo ka dhënë gjithashtu edhe një mesazh motivues për publikun.

“Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën”, tha Alketa Vejsiu në nisje të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, është shprehur moderatorja.

të fundit

Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

7 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

22 minutes ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

1 hour ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

1 hour ago

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

9 hours ago