Enxhi Nasto
Tani është koha kur ata kujtohen për ekzistencën tonë. Është koha e telefonatave, e mesazheve, e sondazheve dhe projeksioneve në përllogaritjen e votuesve me bindjet politike majtas, jo djathtas ose djathtas, jo majtas. Është koha e premtimeve elektorale ku gënjeshtrat e bukura rrallë herë i gjen, përgjithësisht ndeshesh me të shëmtuarën e fjalëve dhe keqardhjeve për situatën e papunësisë tënde, për ëndrrat e tua të vrara, e për shpresën e munguar. Është koha e riciklimit të programeve politike ku një herë në kater vite thuhen të njëjta ide dhe thuren të njëjta plane strategjike.
None found
Urrehen ata që deri dje duheshin, e më pas rifillojnë flirte politike për një qëllim të përbashkët makiavelist. Është koha e trokitjeve në dyert e shqiptarëve duke fjalosur për hallet e tyre, një pikë loti atje, një nënqeshje këtu. Të them diçka o Sovran? Mos i fshi gjurmët e këpucëve të tyre në pragun e shtëpisë tënde. Ruaji me fanatizëm se do të të duhen që t’ua tregosh kur pas 4 vitesh ata të trokasin sërish.
Prandaj, 61.2% e shqiptarëve në studimin e realizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, rezultojnë se i njohin fare pak deputetët e Parlamentit Shqiptar, pikërisht se gjurmët e këpucëve të tyre lihen vetëm 1 herë në 1461 ditë (llogaritur këtu edhe viti i brishtë).
Prandaj 46.3% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit, se “kërpëratat” janë dominanca e atij parlamenti. Nuk ndihen të përfaqësuar nga disa trupa pa kokë, fytyrë e dinjitet, pa personalitet juridik e moral, pa përgjithësuar. Prandaj të rinjtë na janë renditur në rradhët e fundit të listave zgjedhore, jo se ata nuk janë subjekte të afta potencialisht për t’u shndërruar në veprues politik, jo sepse ata nuk janë reformist, por sepse ata sfidohen nga fakti se nuk kanë famën e emrit për të grumbulluar sasi numrash.
Nga këtu nis konkurrenca e pandershme dhe tregtia e votave, sepse fokusi është kalkulimi i numrave pas të cilave fshihen manipulime, shantazhe dhe kompromise. Kështu të rinjtë zgjedhin të rriten nën ombrellën e të vjetërve në politikë. Ju mësojnë teknikat e mbledhjes së votave. Ju marrin në fillim si asete dhe ju trajtojnë në fund si instrumente.
Atëhere, më thoni, në ç’drejtim politik gjëndet ai reformisti i ndershëm që nuk thith gjakun e shqiptarëve, Ai luftëtari i rezistencës në këtë “Prill të thyer”?
*Shkrim i bazuar në raportin e autores të publikuar nga Konrad Adenauer Stiftung, “Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvendin e RSH”
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Ajo ka…
Franca ka bërë thirrje për përfshirjen e Kinës në hapjen e ngushticës së Hormuzit. Duke folur në forumin e sigurisë…
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për përcaktimin e masës së financimit nga buxheti i vitit…
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në këtë detyrë është emëruar Pranvera Skana. Ky…
Ditën e sotme është zgjedhur lideri i fundit i këtij sezoni të pestë të “Big Brother VIP”. Banorët kanë votuar…
Mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundeshme të grupeve të lidhura me regjimin e Teheranit. “Grupet e…