Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të qeverisë dhe bëhet fjalë për ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, “Për regjitstrimin e biznesit” dhe “Për noterinë”.
Në arsyetimin e tij, Meta sqaron se; “Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.”.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
11 shkurt 2022
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e paketës ligjore të mëposhtme:
-Ligj nr. 6/2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar”.
-Ligj nr. 7/2022 “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar”.
-Ligj nr. 8/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë””.
Këto ndryshime ligjore vlerësohen, për aq sa synojnë të realizojnë, zbatimin e rekomandimeve të FATF-së dhe MONEYVAL-it, të cilat kërkojnë që Shqipëria të krijojë mekanizma për sigurimin e një numri sa më të lartë të subjekteve raportuese, që regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre përfitues.
Forcimi i standardeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, që nxisin zbatimin efektiv të masave ligjore, rregullative dhe operacionale për luftën kundër pastrimit të parave, dhe financimit të terrorizmit duhet të jenë prioritet për vendin.
Ditën e sotme, përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,…
Në vijim të hetimeve të SPAK për një çështje penale të regjistruar ndaj 2 inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial…
Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të…
Në një moment të trishtë dhe prekës gjatë ceremonisë së varrimit, Gjesti e ngushëlloi motrën e tij, Blerinën, duke e…
Uniformat blu në kryeqytet, kanë arrestuar një 48-vjeçar, pasi shiste doza kokaine dhe mbante sende të paligjshme në banesën e…
Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të…