shqiperi

Presidenti Begaj, takimet e fundit me arbëreshët: Faleminderit Kalabri!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përfundoi sot vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë.

Ai e mbylli turin e takimeve në Falconara Albanese, Vena di Maida dhe Caraffa di Catanzaro.

Ashtu si në të gjitha vizitat edhe në këto komuna, Presidenti i Shqipërisë u prit me ceremoni festive nga banda muzikore dhe arbëreshët e veshur me kostumet tradicionale.

Presidenti Begaj shprehu falenderime për mikpritjen dhe përpjekjet e arbëreshëve në ruajten e identitetit kombëtar:

“Ka momente në jetën e njeriut që lënë gjurmë të jashtëzakonshme. Mikpritja e arbëreshëve të Kalabrisë do të jetë e tillë për mua.

Jam i nderuar dhe i emocionuar nga pritja në Falconara Albanese dhe në Vena di Maida ku mbrohen, ruhen me përkushtim e trashëgohen brez pas brezi gjuha arbëreshe, traditat dhe kostumet e mrekullueshme popullore.

Faleminderit për gjithçka bëni për të ruajtur e trashëguar identitetin tonë kombëtar!”

Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Presidenti Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komunitetit dhe fotografi të personaliteteve historike.

Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekretaren për Punët e Brendshme, Znj.Wanda Ferro.

Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributin e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komunitetit abëresh.

Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia.  Ai ftoi investitorët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla.

të fundit

Gas Cylinder Explosion in Lezhë: Relative Says Family Came from Italy for a Wedding

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

3 hours ago

Alban Xhaferi: Problemi i Vllaznisë nuk kufizohet te një ndeshje, akuza ndaj gjyqtarëve të VAR-it

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëPresidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një reagim të ashpër pas…

3 hours ago

FSHF dënon goditjen e arbitrit nga Alban Xhaferri pas sfidës Elbasani–Vllaznia

FSHFFederata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti…

3 hours ago

Horoskopi 30 Gusht 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës…

3 hours ago

Shpërthimi i bombolës në Lezhë/ Dëshmia e të afërmit: Familja erdhi nga Italia për dasmë

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

3 hours ago

Edi Martini përjashtohet nga loja, Maletaj i tregon kartonin e kuq trajnerit të Vllaznisë

Trajneri i Vllaznisë, Edi MartiniTrajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton…

4 hours ago